Ledion Liço: E vërteta e helikopterit të “Top Fest”

May 30, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Moderatori do prezantojë të shtunën “Big Brother” dhe të dielën “Top Fest”: “Besoj se duke pirë shumë ujë do e përballoj”


Një ngjarje spektakolare tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të hënën  në mbrëmje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një helikopter u ul në sheshin përballë Pallatit të Kongreseve, prej të cilit u pa të zbriste reperi i njohur, Noizy. Në rrjetet sociale u komentua si shkelje e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ofruar për spektakël helikopterin që i përket Njësisë së Transportit Mjekësor. Por autori dhe moderatori i këtij “Top Fest 12” thotë se helikopteri është pronë e “Top Channel”, dhe do të vihet në dispozicion të një performance në finalen e mbrëmjes së nesërme. Si autor dhe moderator “TF”, Ledioni premton plot momente të tjera spektakolare që do të ndodhin në finalen e madhe të ndarjes së çmimeve.    
Pak para finales së “Top Fest 12”, u komentua çështja e një helikopteri që do përdoret për një performancë nesër. Pronë e kujt është, pra si është e vërteta?
Helikopteri është pronë private e “Top Channel”. Është bërë provë për një performancë që do ta shihni nesër (të dielën) në finalen që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve.
Pra, nuk është helikopter që Ministria e Shëndetësisë e përdor për urgjenca?
Jo.
Një helikopter na bën të fantazojmë shumë për elementet spektakolare, që do të shohim nesër. Çfarë surprizash do na ofrojë kjo natë?
Në faqen e Instagramit në “Topfestlive”, janë emrat e të gjithë këngëtarëve që do të performojnë në finale, dhe ata të nominuar për çmimet e këtij edicioni. Fonia dhe ndriçimi është i huaj. Kemi një të pestën e ndriçimit skenik të Festivalit Europian dhe 1 të 20-ën e publikut të tyre.
Sa ka kushtuar ndriçimi?
Kostoja është shifër me 6 numra.
Je autor dhe prezantues i këtij “Top Fest”-i. Çfarë ke ideuar mbresëlënëse?
Mund të them që ky do të jetë “Top Fest“-i më i mirë që është organizuar ndonjëherë, me pak fat!
Dhe i fundit?
Edhe kjo do të zbulohet në finale, sepse në këtë botë asgjë nuk mbaron vërtet.
Në spotin publicitar na bëri përshtypje roli yt prej pedanti ndaj moderatores së re të “Top Fest 12”, Dojna Mema. Pse kjo ide?
Është ironi për mënyrën se si trajtohen femrat dhe si trajtohet sot brezi i ri në përgjithësi.
Dy spektakle njëri pas tjetrit, sot “Big Brother” dhe nesër “Top Fest”. Si do i përballosh?
Duke konsumuar shumë ujë.
Cila kënga të pëlqen ty vetë?
Mua më pëlqen kënga e Trixa (Beatrix Ramosaj).

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura