Largohen inspektorët, Siria pret sulmin e SHBA: Gati për t’u përgjigjur

Aug 31, 2013 | 18:04
SHPËRNDAJE

Ngrihet tensioni ne Siri pas lajmeve te shumta per nje mundesi qe po shqyrton SHBA per nje sulm te mundshem.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që në Siri kanë zhvilluar hetime lidhur me dyshime për sulm kimik afër kryeqytetit Damask, të shtunën herët në mëngjes janë larguar nga ky vend dhe kanë arritur në Liban. 

Inspektorët e kanë kompletuar mbledhjen e dëshmive gjatë ditës së premte dhe pritet që t’i fillojnë analizat e mostrave, diku në Evropë.

Ata janë larguar me anijet e Marinës së Shteteve të Bashkuara, që janë të vendosura në pjesën lindore të Mesdheut dhe janë të armatosura me raketa.

Kombet e Bashkuara ende nuk kanë shpallur se kur do të mund të paraqitej raporti i inspektorëve, të cilët në Siri kanë bërë inspektime katërditëshe.

Largimi i inspektorëve u bë në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e sulmit ushtarak kundër Qeverisë së Sirisë, për shkak të sulmit me armatim kimik.

Sipas një raporti të Inteligjencës amerikane, zyrtarët amerikanë kanë “bindje të madhe” se regjimi i Sirisë e ka ndërmarrë sulmin më 21 gusht, ku, siç theksohet në raport, janë vrarë 1429 vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura