“Larg qoftë me pas një grua si ti në shtëpi, pisllëk komplet…”- Jul Deda përplaset sërish me Egla Cenon, aktorja: Mos t’i pafsha sytë! Burrë që u qepesh grave në moral

May 10, 2024 | 19:30
SHPËRNDAJE

Një debat i ashpër është zhvilluar sërish mes Jul Dedës dhe Egla Cenos në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

JULI EGLA

Juli i është drejtuar Eglës duke e cilësuar dembele dhe u shpreh duke thënë “larg qoftë me pas një grua si ti në shtëpi”.

Egla i është kthyer duke e cilësuar “burrë që u qepesh grave në moral”.

Debati:

Juli: Një grua dembele, një grua prepotente, një grua pisllëk komplet, larg qoftë me pas një grua si ti në shtëpi.

Egla: U zgjove ti?

Juli: Një grua që lëshon mbathjet mes rrugës, lë pjatat atje, njeri që s’bën asnjë punë.

Egla: O mashtrues ordiner. O thashethemexhi, o që rri e kamuflohesh mbas njerëzve të tjerë, fol për vete, shih veten.

Juli: Egla ti komunikimin s’e ke, dështon me projektet e tua, s’di të pastrosh një herë. Do ta marësh Big Brother-in qyl, ti vjen dhe nuk thua mirëmëngjes.

Egla: Ik mbushu, mos të pafsha sytë, të të them ty mirëmëngjes, ti je një burrë që u qepesh grave në moral, që rri tre muaj pas fustaneve të grave, nuk bën asnjë punë dhe zgjohesh atëherë kur mendon se duhet dhe nxjerr fytyrën që ke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura