‘Langarica’, grup pune për verifikimin e gjendjes

Sep 30, 2014 | 11:55
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit kanë ngritur një Grup Pune të përbashkët për verifikimin e gjendjes mjedisore në ndërtimin e hidrocentralit “Lengarica”, Komuna Petran – Rrethi Përmet. Reagimi vjen pas ankesave te komunitetit vendas dhe shqetësimeve te shprehura nga organizatat në mbrojtje të mjedisit, për  punimet që po kryhen për ndërtimin e hidrocentralit “Lengarica”.

“Në objektin e punës së këtij grupi do të jetë dhe verifikimi i përmbushjes së detyrimeve të koncesionarëve sipas kontratës të koncesionit dhe kushteve të përcaktuara në Lejen Mjedisore të Ministrisë së Mjedisit Nr.318/1, datë 17.01.2012 dhe Lejes Zhvillimore Komplekse miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.6, datë 04.07.2013”- njofton ministria.

Sipas saj, në përbërje të grupit të punës do të ketë përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë ashtu sikurse nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit do të informojnë opinionin publik dhe organizatat mjedisore për rezultatet e verifikimit”- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura