Krimet e Rënda marrin vendimin për boksierin e grupit të “Bajrit”

Mar 11, 2019 | 12:46
SHPËRNDAJE

Nelson-Hysa1Gjykata për Krime të Rënda vlerësoi të ligjshëm arrestimin e ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, duke e lënë të në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hysa u arrestua mëngjesin e të shtunës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit të “Bajrit” në shtator të 2018.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.

Arrestimi

Në vijim të operacionit “OAZ”,  Policia e Shtetit beri me dije se u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për shtetasin Nelson Hysa, 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër.

Ai ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

“Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda”- njofton policia.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.

Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

hysa

Nelson Hysa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura