DOKUMENT/ Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit

Jun 4, 2022 | 11:51
SHPËRNDAJE

“Panorama” ka mësuar se kandidatura e Bajram Begaj për President ka marrë mbështetjen nga 37 deputetë të Partisë Socialiste që kanë firmosur për emrin e tij.

Kandidatura me firmat e deputetëve dorëzohet brenda orës 12:00 të së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë në orën 16:00 mblidhet Komisioni i Ligjeve për verifikimin e pastërtisë së figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

Firmat e deputetëve të cilat nevojiten që më pas kandidatura e Presidentit të ri të dorëzohet në Kuvend, u mblodhën në grupin parlamentar të PS, paraditen e të shtunës.

LEXO EDHE: DOKUMENTI/ Firmos Majko, mungon Kodheli! Bajram Begaj merr firmat e Ornaldo Rakipit, Jurgis Çyrbes e Rrahman Rrajes dhe…

Kryeministri Edi Rama tha se vota për kandidatin për President të ri të vendit, Bajram Begaj në Kuvend, pasditen e të shtunës, do të jetë unanime nga ana e Partisë Socialiste.

propozimi i PS per Presidentin propozimi i PS per Presidentin 2 propozimi i PS per Presidentin 3 propozimi i PS per Presidentin 4

firmetaret kandidati president ps bajram begaj firmetaret2 kandidati president ps bajram begaj firmetaret3 kandidati president ps bajram begaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura