Zbulohet oferta e fundit e Ramës për Bashën: Gjashtë ministri dhe…

May 2, 2017 | 20:52
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së Edi Rama mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit. Ai ofron shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Rama_BashaKëtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën” ku edhe po diskutohet oferta e fundit.

Kjo ofertë vjen pas konsultimit  të PD-së me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe me komisioneri Hahn.

Pritet që oferta të diskutohet edhe nesër me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.

Nderkohe, kreu i PD-se, Lulzim Basha po e diskuton oferten me grupin e tij parlamentar. Nuk dihet ende se çfare vendimi do të marrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura