Qeveria anulon prokurimet publike, Basha me dy kërkesa: Transparencë, ktheje në vendim të qartë qeveritar

Apr 1, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha ka zbuluar sot se qeveria ka marrë vendim të anulojë çdo prokurim publik. Duke e përshëndetur këtë vendim, Basha i ka drejtuar dy kërkesa qeverisë, të bëjë transparencë dhe ta kthejë në vendim të qartë qeverie.

President of the European Commission Ursula von der Leyen delivers a speech at a ceremony to mark the 50th anniversary of World Economic Forum during the WEF's annual meeting in Davos, on January 20, 2020. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Sipas kreut të PD, ky është vendim i vonuar dhe i kërkuar prej 3 javësh nga PD, ndaj sot përsëriti një kërkesë që e quajti urgjente, të anulohen me vendim qeverie të gjithë koncensionet.

“Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.

Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë.
Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë.

Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shumicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar.

Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anulohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie., tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura