“Nikollaqi mori pesë plumba, ai në kokë i rrezikon jetën” – mjekët tregojnë gjendjen e të plagosurve në Vlorë

Jan 18, 2020 | 22:19
SHPËRNDAJE

Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

ambulanca_durres

Mjekët thonë se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar. 36-vjeçari ka marrë  5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit  në kokë. Ai i është nënshtruar  një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari  Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura