Mosrealizimi i votës së diasporës, PD zyrtare kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Lindita Nikollën: Nuk zbatoi vendimin e ‘Kushtetueses’

May 10, 2024 | 9:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka depozituar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre, për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

lindita nikolla

Sipas kallëzimit të bërë nga PD, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës për realizimin e votës së emigrantëve.

Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet nder te tjera ne kallezim.

“Rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023). Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet ne kallezim.

ARSYETIMI LIGJOR

13. Duke respektuar të drejtën ligjore të organit të akuzës për cilësimin e saktë ligjor të veprës penale vlerësojmë se në objekt kallzimi janë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe/ose “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” parashikuar përkatësisht nga nenet 248 dhe 320 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

14. Vepra penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal i cili përcakton se: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

15. Vepra penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” parashikohet në nenin 320 të Kodit Penal i cili përcakton se: “Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjeť.

16. Neni 81 i ligjit 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë përcakton se:

“I. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim.

2. Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore.

3. Gjykata Kushtetuese, në varësi të llojit të vendimit dhe kur është e nevojshme, mund të caktojë në pjesën urdhëruese organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit, si dhe mënyrën e ekzekutimit, duke caktuar afute konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit.

4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”.

17. Nga analiza e dispozitivit (pjesës urdhëruese) të vendimit numër 38, datë 09.12.2022 të Gjykatës Kushtetuese rezulton se Gjykata ka ngarkuar Kuvendin me detyrimin për a) plotësimin e boshllëkut ligjor dhe b) përmbushjen e këtij detyrimi brenda afatit një vjecar nga botimi i vendimit në fletoren zyrtare. Kjo pjesë urdhëruese e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është në zbatim të plotë të pikave 1 dhe 3 të nenit 81 të ligjit 8577/2000. Pika 3 e nenit 81 i jep kompetencën Gjykatës Kushtetuese që nëpërmjet dispozitivit (pjesës urdhëruese) të vendimit të përcaktojë organin publik (në rastin konkret Kuvendin) që ka detyrimin për zbatimin e vendimit dhe njëkohësisht të përcaktojë edhe afatin kohor brenda të cilit vendimi do të duhet të zbatohet.

18. Nga analiza harmonike e nenit 81 të ligjit 8577/2000 dhe vendimit 38/2022 të Gjykatës Kushteutese rezulton se a) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë kishte për detyrë të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e vendimit b) ky detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhej të përmbushej nga Kuvendi brenda datës 12.01.2024 (bazuar në faktin që vendimi është botuar në fletoren zyrtare numër 5, të datës 12.01.2023 dhe hynte ne fuqi me botimin e tij në fletoren zytare) dhe c) përgjegjësia penale për moszbatimin ose pengimin e zbatimit të vendimit 38/2022 të Gjykatës Kushtetuese është e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si organi i ngarkuar nga vetë Gjykata për zbatimin e tij.

19. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si një organ kolegjial, rregullon veprimtarinë e vet, pra organizimin dhe funksionimin me anë të Rregullores së tij. Ky është një parashikim i përmbajtur në nenin 75/2 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit është miratuar me vendimin numër nr. 166, datë 16.12.2004, ndryshuar me vendimin nr. 15, datë 27.12.2005, vendimin nr. 193, datë 7.7.2008, vendimin nr. 21, datë 04.03.2010, vendimin nr. 41, datë 24.6.2010. vendimin nr. 88, datë 24.2.2011, vendimin nr. 41 datë 30.05.2013, vendimin nr. 95 datë 27.11.2014, vendimin nr. 88 datë 14.9.2017, vendimin nr. 85 datë 18.7.2019, vendimin nr. 12/2020, vendimin nr. 86/2021 dhe vendimin nr. 126/2023,

20. Kjo rregullore në nenin a/l, pikal, parashikon fushën e zbatimit të saj duke përcaktuar se: “7.

Kjo Rregullore përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në vijim Kuvendi, për organet drejtuese, mbledhjet e komisioneve dhe seancave plenare, procedurën ligjvënëse, kontrollin parlamentar, monitorimin e procesit për integrimin europian, zgjedhjen/ emërimin/ shkarkimin e organeve kushtetuese dhe të institucioneve të krijuara me ligj, interpretimin dhe ndryshimin e Rregullores, imunitetin parlamentar, transparencën dhe shërbimet e Kuvendit. Nisur nga fusha e zbatimit të Rregullores, në nenin 7/1 të saj është përcaktuar edhe funksioni dhe detyrat e Kryetarit të Kuvendit. Në mënmyrë të përmbledhur neni 7/1 i Rregullores përcakton se:

“I. Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe për sigurimin e kushteve të nevojshme Kuvendit dhe strukturave të tij… 6. Në ushtrim të funksioneve dhe kompetencave të tij, Kryetari i Kuvendit nxjerr urdhra dhe udhëzime.”.

21. Në raport me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar në nenin 87 të saj një procedurë të detajuar veprimi. Neni 87 i Rregullores përcakton se: “Neni 87-Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese-1. Kryetari i Kuvendit i përcjell Këshillit për Legjislacionin vendimet e Gjykatës Kushtetuese për: a) vlerësimin e kushtetutshmërisë së legjislacionit që ka nismëtar deputetin/deputetët; b) interpretimin përfundimtar të Kushtetutës; c) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencës kur Kuvendi është palë; c) shkarkimin e funksionarëve kushtetues, të cilët zgjidhen nga Kuvendi; d) rastet kur kërkesa në Gjykatë Kushtetuese është paraqitur nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. 2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë efekt në legjislacion, merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin brenda 30 ditëve pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare. 3. Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për çështjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Këshilli harton një raport dhe ia paraqet atë Kryetarit të Kuvendit. 4. Raporti i Këshillit, kur çmohet e nevojshme, mund t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës. 5. Kur nevojitet marrja e nismës ligjvënëse për plotësime ose ndryshime në legjislacion, Këshilli i paraqet rekomandimet e nevojshme komisionit përgjegjës dhe nismëtarit, ose ndërmerr vetë nismën ligjvënëse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura