Me armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin ‘Policia’, kapet i riu. Detajet e arrestimit

Feb 27, 2020 | 8:59
SHPËRNDAJE

Nje i ri eshte arrestuar ne Durres, pasi u kap ne banese me arme zjarri, municion dhe kapele me mbishkrimin Policia.  

Ne pranga eshte vene i riu me inicialet G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

arrestim

“Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia”- thuhet ne njoftimin e policise.

arma

NJOTIMI 

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me arnë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura