EMRAT/ Kush janë “të fortët” nga Shijaku që ranë në ‘rrjetën’ e OFL-së, njëri vrasës e tjetri trafikant i…

Feb 26, 2020 | 13:21
SHPËRNDAJE

OFL bjondja3

Astrit Balliu dhe Astrit Keçi janë dy “të fortët” nga Shijaku të cilëve operacioni Forca e Ligjit i ka nisur formularët këtë të mërkurë, raporton News24.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura