Dy të dënuar për vrasje dhe një tjetër me katër akuza bien në ‘rrjetën’ e OFL, policia jep detajet

Feb 27, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

Arben Frroku-Durim Keci-OFLOperacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar tre personazheve të njohura të botës së krimit të vetëdeklarojnë brenda 48 orësh burimin e pasurive të tyre, në të kundërt ato do t’u konfiskohen.

OFL ka kërkuar justifikimin e pasurive për Jasin Kalën nga Shijaku, i dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Po ashtu në listën e personave që kërkohet llogari për pronat, dhe të ardhura është Arben Frroku, i dënuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arben Frroku është dënuar si personi që ka vrarë kryekomisarin, Dritan Lamaj.

Ndërkohë që personazhi tjetër është Durim Keçi, banues në Shijak, u nderuar për disa vepra penale; “Banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”, thekson OFL.

Arben Frroku në Gjykatë
Arben Frroku në Gjykatë

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Frroku , banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

Durim Keçi., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Durim Keçi
Durim Keçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura