Del pozitiv me Covid-19 mjeku kirurg, shtrohet me urgjencë tek Infektivi. Vuan dhe nga diabeti

Aug 4, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Rezulton pozitiv me koronavirus një mjek kirurg në qytetin e Beratit.

infektivi

Siç raporton News24, mjeku është transferuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka pasur nevojë për shërbim mjekësor në spital.

Mjeku 40-vjeçar ndërkaq vuan dhe nga diabeti.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat mbylli repartin e Kirurgjisë për dezinfektim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura