“Ky zhvillim më shqetëson”/ Ambasadori gjerman: Shembja e Teatrit në këtë mënyrë e vështirë për t’u kuptuar

May 17, 2020 | 14:21
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf reagon pas vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se shembja në këtë mënyrë është e vështirë për t’u kuptuar për të.

peter zingraf

Ai thotë se vendimin vjen në një kontekst të luftës kundër koronavirusit.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura