Dedja te Kushtetuesja, miratohet me 126 vota

Oct 31, 2013 | 13:19
SHPËRNDAJE

TIRANE-  Miratohet me 126 vota pro, asnje kunder e asnje abstenim kreu i Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ne proces nuk kane marre pjese 14 deputete per shkak te mungeses ne salle.

Procesi i votimit te dekretit te Presidentit Bujar Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja eshte kryesuar nga nje komision perbere nga deputeti i PS-se, Armando Subashi, ai i PD-se, Arben Ristani dhe i LSI-se, Vangjel Tavo. 

Sipas rendit alfabetik ata kane thirrur me radhe deputetet, te cilet kane deklaruar voten e tyre, pro, kunder, ose abstenim. 

Kandidatura e tij u votua me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, duke marre vote kunder nga deputeti i PS-se, Bashkim Fino.

Ne rendin e dites se punimeve te seances se sotme jane miratuar me shumice votash edhe dy projektiligje, ai “Për  ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të    Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin” dhe   Projektligji “Për sigurinë në anije dhe në porte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura