Kuvend, Konferenca e Kryetarëve vendos për kalendarin e punimeve

Sep 30, 2013 | 14:28
SHPËRNDAJE

GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KONFERENCES SE KRYETAREVE
TIRANE- Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare te Kuvendit ka diskutuar dhe vendosur sot per kalendarin e punimeve te Kuvendit.

Konferenca drejtuar nga kreu i Kuvendit, Meta në prani të zëvendëskryetarëve, krerëve të grupeve parlamentare, krerëve të komisioneve të përhershme, si dhe të Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Konferenca e Kryetarëve zhvilloi mbledhjen e konstituimit.

Ne fjalen e tij Meta shprehu vendosmërinë për të bashkëpunuar në funksion të mbarëvajtjes së punës së këtij organi të rëndësishëm në drejtimin e Kuvendit.

“Natyrisht, dua t’ju siguroj edhe njëherë tjetër për vendosmërinë time si Kryetar i Kuvendit për të bashkëpunuar ngushtë me kryetarët e grupeve parlamentare në radhë të parë, me dy zëvendëskryetarët dhe me të gjithë kryetaret dhe kryetarët e komisioneve të përhershme për një funksionim sa më efikas, sa më demokratik, sa më transparent të Kuvendit në funksion të përmbushjes së detyrave që përcakton Kushtetuta dhe njëkohësisht bazuar në frymën e bashkëpunimit të konsensusit, por edhe të Rregullores, miratuar me konsensus të mazhorancës dhe opozitës,” tha ai.

Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për periudhën 1-17 tetor, 2013 dhe ra dakord që seanca e radhës të mbahet ditën e enjte, më 3 tetor, 2013, ora 10:00.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura