‘Kushtetuesja’ merr vendimin: Thaçi formon qeverinë

Jun 30, 2014 | 18:00
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese

PRISHTINE- Pas njoftimit te Gjykates Kushtetuese se e ka marre vendimin lidhur me mandatarin e qeverise, mediat ne Kosove kane mundur te zbulojne se kush do te kete te drejten i pari per te formuar qeverine e Kosoves.

Një burim i Gazetës Express ka thënë se Gjykata ka vendosur qe fillimisht e drejta per formimin e qeverise i takon Hashim Thaçit, ne rast deshtimi Presidentja fton partite per konsultime dhe koalicioni qe siguron me shume deputete fiton te drejten per formimin e kabinetit.

“Gjykata ka vendosur 1 me 1. Kjo i bie se Presidentja fillimisht mandaton Hashim Thaçin si drejtuesin e koalicionit që ka fituar në zgjedhje, dhe nëse ai brenda 15 ditësh nuk arrin ta krijojë Qeverinë, Presidentja nis konsultimet me partitë politike dhe kush ofron më shumë deputetë, i jepet mundësia. Që në këtë rast i bie se mandaton z. Ramush Haradinaj si kandidat për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, e që përbën shumicën në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë burimi i Gazetës Express, brenda Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse sot Gjykata mori vendim, ajo nuk e publikojë atë për shkak të çështjeve procedurale të brendshme dhe përkthimit të tekstit në tri gjuhë.

Të hënën, më 30 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura