Kush ishte Gani Kodra dhe si i realizua ditari i gjyqit  ‘horrorr”

Aug 6, 2021 | 13:52
SHPËRNDAJE

Gani Kodra-ish-shefi i sigurimit-byroja-ditari-gazeta-panoramaIsh-shefi i sigurimit të Byrosë Politike për më se 20 vjet me radhë dhe njeriu më i afërt i familjes së Mehmet Shehut, kur u arrestua në fillim të vitit 1982, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të arrinte një ditë dhe ai do të dilte i gjallë prej burgut dhe prej grackës së rrezikshme të diktaturës.

Ai akuzohej si anëtar i organizatës më të rrezikshme kundërrevolucionare të drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kësaj akuze, së bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin dhe Llambi Ziçishtin të cilët u dënuan me vdekje, Gani Kodra për 17 muaj në hetuesi, do të përballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash të tmerrshme. Pas hetuesisë, ai për ditë të tëra do të detyrohej në bankën e të akuzuarve të përballej me lloj-lloj dëshmish, të cilat mes intrigave të sajuara nga Prokuroria dhe Hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shumë herë në gjendje torturuese fizike dhe psikologjike.

Dëshmitarët që hidhnin baltë dhe akuzonin Kadri Hazbiun, Feçorin, madje Mehmetin dhe vetë Gani Kodrën vinin e iknin radhazi në atë sallë të vogël të ambienteve të burgut 313. Ndoshta ata dëshmitarë, madje dhe vetë prokurori dhe të gjyqtari i çështjes nuk mund ta kishin menduar se një ditë do të kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do të arrinte të dilte i gjallë, dhe puna e parë që do të bënte  do të ishte hedhja në letër e gjithë asaj te tragjedie të ndodhur brenda mureve ku rrinte të i lidhur së bashku me Kadri Hazbiun.

Ai arriti të dilte i gjallë nga burgu vetëm në vitin të 1990 dhe menjëherë filloi të hedhë në letër vuajtjet e tij që i ishin skalitur në kokë si he ditët më të llahtarshme të jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura