Kush e ka veshur më mirë?

Sep 30, 2013 | 15:05
SHPËRNDAJE

Jennifer Aniston dhe Katie Holmes, me të njëjtën këmishë “Isabel Marant” në një ditë…

Ato të dyja spikasin për zgjedhjet në stilin e të veshurit, kështu që nuk është për t’u çuditur që Katie Holmes dhe Jennifer Aniston kanë veshur të njëjtën këmishë. E, nëse mund t’ia lëmë rastësisë, Jen 44 dhe Katie 34, kanë vendosur ta veshin “Isabel Marant”-in në të njëjtën ditë dhe të dyja me pantallona xhins. Të paktën, dy ditë më parë, kur është shkrepur fotografia, nuk ishin të dyja në të njëjtin vend, por në kahe të ndryshme të Amerikës.  Në pjesën perëndimore të Los Angelosit, Jennifer po vizitonte një qendër bukurie të premten pasdite, ndërsa në dorë mbante një çantë “Chanel” dhe një kafe të ftohtë. Nga ana tjetër, në pjesën lindore të New York-ut, Katie po çonte në shkollë të premten në mëngjes të bijën, Surin. Katie duket e gjitha e zhytur në një botë të sajën teksa dëgjon muzikë në kufje.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura