“Kuq e Zi”: Aksion kombëtar kundër regjistrimit

Apr 30, 2011 | 10:16
SHPËRNDAJE

Aleanca “Kuq e Zi” ka vijuar mbledhjen e firmave per peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.

Perfaqesues te aleances jane ndalur ne qytetet e Skraparit, Gramshit dhe Librazhdit, ku kane gjetur mbeshtetjen e shume banoreve qe jane kunder ketij lloj regjistrimi.

Përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” pohojnë se peticioni do të vijojë maratonën në çdo qytet dhe krahinë shqiptare.

“Shteti duhet të ketë më shumë respekt për veten. Duhet më shumë integritet. Do të jemi strehë për çdo shqiptar me dinjitet”, janë shprehur përfaqësuesit.

Sipas axhendes se aleances, pas dates 8 Maj,  do të ndërrmerret një aksion kombëtar për të kundërshtuar, jo vetëm regjistrimin e popullsisë në bazë të etnise dhe fesë, por edhe për të ndryshuar ligjin e gjendjes civile.

Kjo gje do te behet, pasi  sipas përfaqesuesve të Aleancës, i eshte hapur shteg falsifikimit te kombesise, qe eshte teresisht e papranueshme dhe me rrisk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura