Tragjedi, humb jetën në fushë futbollisti 17-vjeçar

Nov 30, 2012 | 17:55
SHPËRNDAJE
Ekipi U17 i Kukesit gjate nje ndeshje

KUKES- Tragjedi në qytetin e Kukësit.

Një futbollist i skuadrës së moshave U 17, Ilirjan Thaçi ka humbur jetën në fushën e lojës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë një ndeshje miqësore të U17 midis Kukësit dhe Prizrenit në  Stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Siç njofton zyra e shtypit te ekipit kuksian, pas autosisë së bërë nga mjekët ligjor,  rezulton se Thaçi ka vdekur nga një infarkt vdekjeprurës dhe më parë nuk ka patur  proble me shqetësime në zemër.

Sipas dëshmitarëve të shumtë në fushë dhe jashtë saj, Thaçi është shëmbur përtokë në minutën e dhjetë  të ndeshjes , atëherë kur nuk kishte kontakt me topin dhe as përplasje me kundërshtarët.

Menjëherë kanë ndërhyrë ekipi mjekësor i ardhur nga Prizreni dhe megjithë ndihmën e dhënë ai ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Ilirjan Thaçi, 17 vjeç humbin jeten ne fushen e lojes pas nje ataki kardiak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura