Kthehet Maget tek Partizani, me Erzenin priten sërish ndryshime

May 10, 2024 | 12:46
SHPËRNDAJE

Maget Gueje është rikthimi i rëndësishëm i Partizanit në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt, kundër Erzenit.

maget

Senegalezi ka shlyer dënimin e 4 kartonëve të verdhe me pritet në fushë nesër në stadiumin “Arena e Demave” në orën 16:00.

Sakaq, me shumë mundësi jashtë do të mbeten ende Cara dhe Taipi, me stafin, që nuk pritet të marrë përsipër të rrezikojë asnjërin për t’i pasur gati për “Final 4”. Taipi është thuajse e sigurt se do të jetë në gjysmëfinale, teksa ka dyshime për Carën. Rikuperimi i kavajasit është në rrugën e duhur dhe me shumë mundësi do t’ia dalë të rikuperohet.

Pjesa tjetër e skuadrës është tërësisht gati për sfidën me Erzenin, teksa edhe në këtë sfidë me shumë mundësi trajneri Shehi do të lërë pushim ndonjë prej titullarëve që ka luajtur më së shumti në këtë sezon.

Mes tyre janë emra si Rrapaj apo Bintsuka, të cilët kanë edhe alternativa në stol. Dje pasdite skuadra kreu stërvitjen e radhës, me stafin, që duhet të përgatisë gjithçka në harkun e vetëm 48 orëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura