“Helsinki” përgëzon policinë: Kështu rritet besimi

Mar 30, 2012 | 17:51
SHPËRNDAJE
Autori i vrasjeve, Viktor Gushi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) nëpërmjet një deklarate për shtyp,  përshëndeti arrestimin nga policia të vrasësit të arkëtares së bankës NGB, Leonora Kaloçi dhe argjendarit, Rrapo Sinanaj, Viktor Gushi.

Sipas KSHH-së, veprimet e mësipërme  të organeve të Policisë së Shtetit rritin besimin e publikut të gjere ndaj këtij organi si dhe i shërbejnë,  jo vetëm luftimit të kriminalitetit në vend, por janë një ndihmesë edhe për parandalimin e këtij fenomeni.

Duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, KSHH ka kërkuar që organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin me korrektësi, duke shtuar se, shpreson se  veprave penale, që i atribuohen personit të ndaluar, do të hetohen me objektivitet dhe paanësi dhe duke respektuar të drejtat procedurale të personit nën akuzë, brenda një afati sa më të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura