Kryeprokurorja Ina Rama takime pune në Leçe

Mar 30, 2012 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja Ina Rama po zhvillon një vizitë pune në Leçe të Italisë, në krye të një delegacioni të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme, në axhendën e kryeprokurores Rama është parashikuar një takim me Prokurorin Antimafia në Leçe, Cataldo Motta.

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet edhe për çështje të veçanta, në kuadër të bashkëpunimit dhe të lidhjeve të veçanta që ekzistojnë midis prokurorive të dy vendeve tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura