Kryeministri Thaçi pret këngëtaren Rona Nishliu

May 31, 2012 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot këngëtaren kosovare, Rona Nishliu, pas suksesit në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion 2012, ku Rona u rendit e 5-ta në natën finale.

Në emër të Qeverisë, Thaçi i shprehu këngëtares Nishliu urimet më të thella për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovizion 2012.

“Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës” – u shpreh kryeministri Thaçi. Pak dite me pare Rona eshte pritur edhe nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili vleresoi maksimalisht potencialin vokal te Rona Nishliut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura