Kryeministri Edi Rama: Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre, ky opinion i imi do klasifikohet si sulm…

May 3, 2022 | 12:01
SHPËRNDAJE

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka as media të intimiduar dhe as gazetarë të penguar në lirinë e tyre.

edi-rama

Ai shton se në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme.

LEXO EDHE: Presidenti Meta: Shqipëria ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror

Sipas kryeministrit, për mediat në Shqipëri mungon vetëm titulli: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

LEXO EDHE: Gazetarët Pa Kufij: Shqipëria pëson rënie, Kosova përmirësim në Treguesin e Lirisë së Shtypit

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura