Kriza, FMN: Rritja 0.5%, Rama fajëson qeverinë

Jan 31, 2012 | 17:08
SHPËRNDAJE

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri sot një parashikim të zymtë lidhur me rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2012, ndërsa ka reaguar menjëherë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në përllogaritjet e fundit të FMN-së thuhet se Shqipëria do të ketë një rritje prej 0.5 përqind për vitin 2012, nga 1.5 përqind që vetë FMN kishte parashikuar vetem pak kohe më parë.

“Vetekorrigjimi” i FMN për rritjen ekonomike këtë vit provon qartësinë e parashikimit të bërë nga PS. Miopia qeveritare do thellojë krizën. Parashikimi euforik i Këshillit të Ministrave për rritjen një bumerang i vërtetë për ekonominë këtë vit! Makthi elektoral i tij po rrenon themelet e ekonomisë.”- shkruan Rama në reagimin e tij në Twitter.

Sipas kryesocialistit, vetem programi ekonomik i PS për një Rilindje Shqiptare dhe nje qeveri e re socialiste mund ta kthejne timonin e anijes.

Ai e ka quajtur kreun e qeverisë, Sali Berisha si “kapitenin i kroçeres se mbytur…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura