Kriza e Ukrainës dhe njohja e Kosovës nga Serbia/ Mesazhi i qartë i Ramës në Moskë: Është e lehtë ta thuash, por ajo që pashë me sytë e mi…

Feb 26, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

rama lav

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur qëndrimin e prerë si kryeministër i Shqipërisë dhe në rolin e kreut të OSBE në konferencën me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, sa i takon krizës së Rusisë me Ukrainën.

Në fjalën e tij Rama tha se kriza në Ukrainë e rreth saj është sfida më e ngushtme në Evropë në lidhje me sigurinë se zgjidhja e saj është përparësia kryesore e OSBE nën kryesimin e Shqipërisë.

Pamjet që tha se i ka parë me sytë e tij në zonën e konfliktit gjatë kësaj vizite, Rama tha se i ngjanin një seti filmi hollivudian për apokalipsin.

“Më lini të theksoj si kryetar i radhës së OSBE jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë ndërmjetës i ndershëm, sic theksoi edhe ministri Lavrov dhe ne në Shqipëri e dinim që në ditën e parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë frymë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë cështjesh kryesore që ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë. Natyrisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon të gjitha cështjet, është e lehtë ta thuash sidomos në konflikte por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të zbatuar angazhimet tona ndërkombëtare.

Ndërkohë që marrëveshjet e formulat janë të pranishme për të diskutuar njerëzve u duhet të jetojnë ditë pas dite e të kalojnë natë pas nate e ajo që kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit ishte asgjë më pak se sa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin.

Kriza në Ukrainë e rreth saj është sfida më e ngushtme e sigurisë në Evropë dhe zgjidhja është përparësi kryesore e kryesisë sonë.

Jo më pak është stabilizimi i situatës së sigurisë së përsonave që jetojnë në zonën e konfliktit.

Ne do mbështetim të gjtha përpjekjet për të gjetur mënyrën për të ecur drejt zgjidhjes paqësore, kemi parë disa përparime, jo gjithcka është e zymtë, ka disa gjëra të mira
mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që duhet të përballen me jetesën që shkojnë nga njëra anë në tjetrën të zonës.

Më lini ta them shumë drejtperdrejt se mbështesim plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besijmë se zbatimi pa “por” e “po”, është thelbësor për të ecur përpara. Gjithashtu presim përfundimet e saimit të Parisit e hapat e mëtejshem që në një samit tjetër në pranverë të ruajmë këtë ritëm të krijuar.

Për momentin presim përpjekje serioze e zbatim real të asaj që është renë dakort në samit.

Një armëpushim i plotë është thelbësor. Pas gjithë këtyre që thash dua ta përmbyll me hyrjen ndoshta të gjatë timen kur thashë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, ne jemi anëtarë krenarë të NATO dhe aleat krenar i SHBA dhe BE dhe ne qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për cështje të mëdha që përmendi minsitri si sanksionet. Me kënaqësi që të dëgjoj ndërhyrjen kundërshtuese të ministrit që do vijë, falenderoj palën ruse për mikpritjen e mirë”.

Për Kosovën

RAMA: “Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi, jemi përpjekur e do perpiqemi që të mos jemi të përfshirë në menyre te drejtperdrejte në cështjen e Kosovës sepse në këtë pikë s’do kemi asnjë ndikim, por pozita e qeverise shqiptare eshte qe sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do jetë për të gjithë e sigurisht për vetë Serbinë”.

LAVROV: ”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi.

Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura