Kantrimen: Integrimi në BE varet nga zgjedhjet

Mar 31, 2011 | 16:13
SHPËRNDAJE

TIRANE- Duke i konsideruar zgjedhjet vendore si te popullit, zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen ben apel per proces te lire, te ndershem e sipas standardeve. Ne konfernecen per mediat, ne mbyllje te vizites se tij ne Tirane, Kantrimen deklaroi qarte se nga realizimi me sukses i zgjedhjeve varet integrimi i Shqiperise ne BE.

Ai theksoi ate qe nenvizoi edhe ne takimet me kreun e shtetit dhe kryeministrin, domosdoshmerine e rivendosjes se dialogut politik dhe respketin per institucionet e pavarura.

Takimet

zgjedhje te lira, teka nisur axhenden e takimeve ne Tirane me kryeministrin Sali Berisha. Kantrimen eshte takuar me kreun e qeverise ne kryeministri rreth ores 13.15 dhe pas kesaj ka zhvilluar takimin e radhes me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas nje takimi pa pranine e medias ne seline roze, qe zgjati rreth nje ore, Kantrimen dhe delegacioni qe e shoqeronte iu drejtua Presidences. Ne oren 15.45, Kantrimen eshte pritur nga kreu i shtetit, Bamir Topi. Takimi eshte mbyllur rreth ores 16.30 dhe ne qender te tij ka qene situata parzgjedhore dhe garantimi i nje procesi te drejte, te ndershem e sipas standardeve.

Vizita e tij, vjen vetem pak dite pas vizites se komisionerit per zgjerim ne BE, Stefan Fule dhe mesazhit te qarte dhene per politiken.

Kantrimen vizitoi vendin tone ne shkurt dhe gjate takimeve me perfaqesues te shtetit beri apel per zgjedhje te lira e te ndershme dhe e cilesoi te papranueshme bojkotin e zgjedhjeve, si nje opsion te debatuar ne ate kohe nga ana e opozites.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura