Kritika për përqafimin e Putin me Shrëder

Apr 30, 2014 | 14:12
SHPËRNDAJE

Mediat gjermane kanë nisur menjëherë kritikat pas publikimit të fotove të një përqafimi mes ish-kancelarit gjerman Gerard Shrëder dhe Presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që Gjermania ishte mes vendeve që imponuan sanksione të forta ndaj Rusisë për shkak të sjelljes së Presidentit rus në Ukrainë, me rrezikun e separatizmit në pjesën lindore ukrainase. Veç kësaj, tre oficerë gjermanë janë mes vëzhguesve ushtarakë ndërkombëtarë që po mbahen peng nga separatistët prorusë në Lindje të Ukrainës. Shrëder ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta me Putin dhe drejton një sipërmarrje tubacionesh që dërgon gazin rus në Gjermani, sipas BBC. Përqafimi i tyre është fotografuar ndërkohë që Shrëder festonte 70-vjetorin e lindjes. Në festë ishte i ftuar edhe kreu ekzekutiv i Gazprom, Alexei Miller. Festa u bë në pallatin Yusupov në Shën Pjetërburg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura