Krimet në Kosovë, EULEX zgjat paraburgimin e Ivanoviçit

Feb 28, 2014 | 12:44
SHPËRNDAJE

Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (LDD), Oliver Ivanoviç, iu zgjat paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë. Ai u arrestua më 27 janar për krime lufte ndaj shqiptarëve, të kryera gjatë viteve 1999-2000. Avokati i tij, Nebojsha Vllajiç, tha për mediat serbe se gjyqtarët e EULEX-it vendosën për vazhdimin e paraburgimit. Ai priste reagime nga  qeveria serbe për lirimin e Ivanoviçit, që të mbrohet në liri. EULEX-i ka sqaruar në një komunikatë për shtyp se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura