Kreu i SYRIZA-s në Dropull: U informova për problemet e zonës! Do mbështesim qytetarët minoritar

May 9, 2024 | 11:55
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i SYRIZA-s, Stefanos Kasselaqis, ka zhvilluar sot (9 maj) një takim në zonën e Dropullit, i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, kryqtari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Kasselaqis është shprehur se është informuar për problemet e zonës dhe të banorëve të minoriteteve.

Ai theksoi se do të mbështesin dhe do të jenë afër banorëve të zonave minoritare.

“Falenderoj kryetarin e bashkisë për mikpritjen. U informova për problemet e zonës, për infrastrukturën, mbrojtjen civile, por sidomos për mbrojtjen dhe ndryshimet klimaterike. U informuam dhe për problemet në arsim, sidomos për mjetet didaktike, jam shume i ndjeshëm në problemet e minoritareve edhe ne do te mbështesim dhe do të jemi afër banorëve të zonave minoritare. Jemi afër banorëve të Bashkisë Himarë”, është shprehur ai.

Kreu i SYRIZA-s zhvilloi edhe një vizitë në varrezat e dëshmorëve në Bularat, ku vendosi lule në memorial.

“Duhet te ndjejmë nevojën për paqe” tha Kasselaqis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura