KLSH, Berisha: Topi s’u konsultua me Kuvendin

Oct 31, 2011 | 14:30
SHPËRNDAJE

TIRANË- Pas akuzave ndaj presidentit për kthimin mbrapsht të ligjit për mbetjet, në kuadër të aleancës me kreun e opozitës, Edi Rama, kryeministri Sali Berisha ka reaguar per kandidaturën e Topit për kreun e KLSH-së. Kandidaturë që duket se nuk do të gjejë miratimin e maxhorancës. Në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së, Berisha i është referuar përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës “kreu i  shtetit duhet të konsultohet me parlamentin për kandidaturat që propozon”.

“Presidenti nuk do ta zbatojë këtë përcaktim, është zgjedhja e tij, por një gjë është e sigurtë sa herë të mos i përmbahet, ai do shumëzojë veten me zero”.

Sipas Berishës, ajo që thotë Gjykata Kushtetuese mbush boshllëkun mes kreut të shtetit dhe parlamentit dhe kjo nuk synon t’i cënojë pushtetin askujt.

“Mund të kesh qenë polic i shkëlqyer dhe askush më shumë se unë nuk i respekton njerëzit e uniformës, por kjo s’do të thotë se është kontroll policesk ai që do bësh, është kontroll tjetër. Ka një tagër tjetër. Unë prisja nga i kandiduari të jepte dorëheqjen si akt përgjegjësie, nuk ndodhi”- tha ai.

Sërish Berisha ka akuzuar Ramën për këto manovra, në tentativë donkishoteske për të mbërritur në pushtet duke shndërruar në ‘particka institucionet e pavaruara kushtetuese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura