Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë: Pse Rusia tashmë e ka humbur strategjikisht luftën në Ukrainë

Jun 17, 2022 | 10:51
SHPËRNDAJE

Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë këmbëngul se Rusia tashmë e ka ‘humbur strategjikisht’ luftën në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pasi Britania e Madhe njoftoi më shumë mbështetje për Kievin dhe Evropën Lindore.

adirali

Admirali Sir Tony Radakin tha se Rusia ishte ‘një fuqi më e zvogëluar’ e aftë vetëm për fitore ‘të vogla’ territoriale pas gati katër muajsh luftime, shkruan Daily Mail.

Sipas tij, Rusia ka marrë në mënyrë efektive kontrollin e rajoneve lindore të Ukrainës, por me një kosto të madhe, që vlerësohet të jetë humbja e gati një të katërtë së forcave të saj ushtarake.

“Po i mbarojnë trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë pjesën e mbetur të vendit”, tha ai teksa Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi se Mbretëria e Bashkuar ka blerë më shumë se 20 armë me rreze të gjatë M109 për t’i dërguar në Ukrainë.

Britania gjithashtu mund të dërgojë më shumë trupa në Estoni dhe të udhëheqë një brigadë atje, për të penguar Rusinë nga pushtimi i vendit baltik, tha Wallace.

putim

Admirali Sir Tony tha se pushtimi i Ukrainës ishte ‘një gabim i tmerrshëm’, duke shtuar: ‘Rusia nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës. Makineria ushtarake ruse po shkatërrohet dhe po fiton nja dy, tre, pesë, kilometra çdo ditë. Por Presidenti Putin ka përdorur rreth 25 për qind të fuqisë së ushtrisë së tij për të fituar një sasi të vogël territori”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura