KQZ, Olli: Rivlerësimi, sipas ligjit. Integriteti i kutive, i sigurtë

May 31, 2011 | 13:06
SHPËRNDAJE

TIRANË- Procedurë e bazuar në Kod dhe ligj dhe integritet i kutive tejet i sigurtë. Ky ka qenë sqarimi që zëdhënësi I KQZ-së, Leonard Olli ka dhënë para mediave të interesuara përmes një konference për shtyp, ku ka bërë me dije procedurën që do të ndiqet për rivlerësimin e votave të kontestuara, pas miratimit të kerkëses së PD-së në mbledhjen e paradites në KQZ.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e të majtës për mostransparencë dhe integritet të dyshimtë të kutive të votimit, qoftë edhe nga vendi ku depozitohen, apo mënyra e trasnportit, deri tek materialet shoqëruese.

“Të gjitha kutitë i janë dorëzuar me procesverbalët respektivë drejtorisë ligjistike pranë KQZ. Ato kanë tabelat përmbledhëse për cdo zarf se bashku me librin e protokollit, regjistrin e vendimit dhe depozitohen në zyrën e regjistrimit të akteve e dokumentacioneve. Integriteti i kutive, qëndron se faktin se në cdo tabelë në kolonën përkatëse shënohen numrat e vulave të kodeve të sigurisë”- tha Olli.

Sipas tij, ka të dhëna të tjera të pakontestueshme brenda procesverablëve, numrin e zgjedhësve, fletët e gjenduar në kutitë, fletët e votimit të pavlefshëm. “Cdo palë e interesuar disponon kopje të tabelës, dhe cdokush mund të verifikojë përputhjen e numrave me kodet e sigurisë”- tha ai.

Olli sqaroi se kutitë transportohen nga magazinat drejt ambienteve të KQZ ku bëhen edhe kqyrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura