KQZ miraton tabelën për Këshillin Bashkiak

Jun 30, 2011 | 19:23
SHPËRNDAJE

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar me 4 vota pro dhe 2 kundër tabelën përmbledhëse për këshillin bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Në mbledhjen e pasdites e cila zgjati për rreth 60 minuta, pati debate mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës lidhur me tabelën përmbledhëse dhe votat e përfshira në të.

Përfaqësuesit e opozitës pretenduan për mospërputhje shifrash në tabelë, por KQZ shpjegoi se ky ishte një gabim njerëzor.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, tabela përmbledhëse është hartuar duke marrë tabelat e KZAZ-ve të grupeve të numërimit,  duke ju shtuar ketyre, votat sipas vendimit 709 dhe votat sipas vendimit 1158.

Pas këtij vendimi, KQZ do të presë edhe kohën e ankimimit që kanë në dispozicion subjektet politike dhe më pas do të precedojë me shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak. Një proces i tillë kërkon shumicë të cilësuar prej 5 votash nga anëtarët e KQZ-së.

Në bazë të votave të marra, “Aleanca për qytetarin” merr 28 këshilltarë dhe “Aleanca për të ardhmen” 27 këshilltarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura