Kosta Rika kualifikohet me penallti, në shtëpi grekët

Jun 30, 2014 | 13:49
SHPËRNDAJE

Për të nxjerrë finalistin tjetër të çerekfinaleve (i katërtit në radhë pas Brazilit, Kolumbisë dhe Holandës) nuk mjaftuan 90 minuta lojë. Kjo pasi golit të shënuar nga kapiteni i Kosta Rikës, Brajan Ruiz në fillim të pjesës së dytë, iu kundërpërgjigj Sokratis Papastathopoulos. Ky i fundit shënoi në minutën e parë shtesë të ndeshje, duke e çuar takimin në shtesë. Por para se të vinim në këtë moment, duhet nënvizuar fakti se kostarikanët luajtën nga minuta e 65-të e ndeshje me një lojtar më pak. Duarte mori kartonin e dytë të verdhë dhe noramlisht automatikisht të kuqin, duke i dhën shpresë grekëve në barazimin, që realisht e arritën “in extremis”. Ndoshta me forca të barabarta në fushën e lojës, Kosta Rika do ta kishte pasur të lehtë kualifikimin në çerekfinale të këtij botërori. Gjithsesi u deshën dy shtesa me nga 15 minuta dhe më pas edhe gjuajtjet e penalltive, që të vendosej çerefinalisti tjetër. Te 11-metërshat ishte Theofanis Gekas ai që gaboi për grekërit, duke i dhënë mudnësi Kostar Rikës që të renditet mes tetë skuadrave më të mira të botës. 

Kosta Rika-Greqi 1-1 (5-3)
Shënues: Brajan Ruiz 52’/ Papastathopulos 90+1’
Penalltitë: Borges gol; Ruiz gol; Gonzales gol; Kempbell gol; Umana gol/ Mitroglu gol; Kristodolopulos gol; Holevas gol; Gekas pret portieri;   
Kartonë të verdhë: Duarte, Tejeda, Granados, Ruiz, Navas/ Samaris, Manolas
Karton i kuq: Duarte 65’
Gjyqtar: Benjamin Jon Uilliams (Australi)
Kosta Rika: Navas, Gonzalez, J.Diaz, Gamboa (Akosta 77’), Umana, Duarte, Tejeda (Kubero 66’), Bolanos (Brenes 83’), Ruiz, Borges, Kempbell. Trajner: Jorge Luis Pinto
Greqia: Karnezis, Torosidis, Manolas, Holevas, Papastathopulos, Karagounis, Samaris (Mitroglu 58’), Maniatis (Katsuranis 78’), Kristodolopulos, Salpingidis (Gekas 66’), Samaras. Trajner: Fernando Santos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura