Kosovë, nis shpërndarja e pasaportave biometrike

Oct 31, 2011 | 17:09
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Në ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës u mbajt sot ceremonia e fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se me fillimin e lëshimit të pasaportave biometrike është plotësuar një ndër kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohen drejt liberalizimit të vizave.

Ndërsa, Kryeministri Hashim Thaçi tha se fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike është shenjë se Kosova do të plotësojë kushtet për liberalizim të vizave me shpejtësi dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian.

Thaçi tha se me lëshimin e pasaportave biometrike po avancohet procesi i liberalizimit të vizave, ku deri më tani është arritur një progres substancial në proces si në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit dhe menaxhimit të integruar të kufijve.

Qytetarët e parë të Republikës së Kosovës të cilët janë pajisur me pasaporta biometrike janë: Fatos Bajçinovci, Zymrije Grajçevci dhe Ender Alija.(express)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura