Kosova hap dyert për migrantët nga Lindja e Mesme

Oct 10, 2015 | 10:59
SHPËRNDAJE

322B09A8-F2AB-4672-B06B-713C7A79750F_w640_r1_s

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të pranuar rreth 500 migrantë nga Lindja e Mesme.

Këto komente, zoti Thaçi i bëri më 8 tetor në Konferencën e nivelit të lartë për Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor në Lukesmburg.

“Vala aktuale e refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk po kalon përmes Kosovës. Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh. Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të kontaktojë me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, për t’u njoftuar me kapacitetet që ka Kosova për pranimin e këtij numri të migrantëve nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se menjëherë pas gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për pranim të migrantëve, kanë filluar t’i rishikojnë kapacitetet për të reaguar në këtë situate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura