Korrupsioni me pronat, arrest me burg ish-kryeregjistruesit të Fierit

Feb 28, 2015 | 15:10
SHPËRNDAJE
Gjykata e Fierit ka konsideruar te ligjshem urdherin e ndalimit te Prokurorise per ish-Kryeregjistruesin e Hipotekes e ketij qyteti, shtetasin Aleksander Myrtaj, i akuzuar per vepren penale te “korrupsionit pasiv…”, si edhe per topografin, Kastriot Rakipaj, i akuzuar per “korrupsion aktiv…”.
Gjykata e Fierit
Ne seancen e zhvilluar diten e shtune, gjykata vendosi masen e sigurise “arrest me burg” per Myrtajn dhe “detyrim paraqitje” per Rakipajn, te ndaluar te merkuren e kesaj jave. 
 
Nderkohe qe per llogari te hetimit, nje dite me pare u ndalua edhe nje tjeter zyrtar i Hipotekes Fier, shtetasi Altin Malaj, per akuzen “korrupsion aktiv…”. 
Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Fierit, të nisura në Maj 2014, ka dyshime të arsyeshme se këta persona kanë kryer veprime korruptive në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, rifreskimit në kartelat e pasurive dhe pasqyrimet e ndryshimeve në lidhje me to.
Rezulton gjithashtu se aktet korruptive shtetasi Aleksander Myrtaj i kryente kryesisht në ambjentet e zyrës ku ushtron detyrën.Nga veprimet hetimore, kanë rezultuar veprime korruptive (dhënie parash në zarf) kryeregjistruesit Aleksandër Myrtaj, nga ana e personave të ndryshëm, përfshirë edhe shtetasi Kastriot Rakipaj (topograf) dhe Altin Manaj, specialist ne Hipoteke.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura