Koreja e Veriut provokon me dy teste balistike

Jun 30, 2014 | 13:04
SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut ka hedhur në det dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pranë brigjeve të saj lindore, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut. Ky test i konsideruar nga Jugu provokim shihet si shkelje e Rezolutës së OKB-së kundër përdorimit të teknologjisë së raketave balistike nga vendi komunist. Raketat raportohen të kenë qenë të tipit “Scud” dhe u lëshuan nga një zonë në brigjet lindore të gadishullit, duke fluturuar rreth 500 km përpara se të përplaseshin pa ndonjë dëm mbi ujërat detare. Tri ditë para këtij testi, Veriu lëshoi edhe 3 predha me rreze të shkurtër në ujërat e saj lindore, të cilat fluturuan në largësinë prej 190 km dhe ranë në det. Brenda vitit 2014, Koreja e Veriut ka zhvilluar 11 teste raketore balistike dhe predhash të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura