Konventa e PD, Berisha: Programi ynë, realist. 250 mijë vende pune, paga të larta dhe investime

Mar 30, 2013 | 19:23
SHPËRNDAJE

TIRANE- “Me shume vende pune dhe paga me te larta. Ne qe premtuam kater vite me pare 160 mije vende pune dhe krijuam 200 mije, ne mbajme premtimet”.  Me kete deklarate u eshte drejtuar kryeministri Berisha pjesemarresve ne Konventen e PD-se dhe mbare shqiptareve.

“Garantoj sot shqiptarët që presin me padurim për të pasur vende pune se PD, qeveria, kryeministri, do bëjë cdo përpjekje për punësimin e tyre. Punësimi e pagat më të mira janë qëllimi më madhor i cdo reforme të programit të PD. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit për gjithë shqiptarët”- tha Berisha.

Ai eshte zotuar se do te beje gjithcka per vendet e punes, qe te punesoje sa me shume shqiptare.

“Ju dëgjuat bashkëpunëtorët e mi të flasin për autostrada moderne, porte, ferma, fabrika, teknologji informacioni, të gjithë këto ne sherbim te shqiptareve”- tha ai.

Sipas tij, shqiptare duhet ta besojne se ata mbajne premtime. “Duhet te na besoni se ne kete salle kater vjet me pare premtova 160 mije vende pune, por u krijuan 200 mije vende pune. Ne gjithe jeten time politike kurre nuk jam perpjekur se ne kete kohe, i kam rene qark vendin dhe kam takuar investitore, fermere, mesues, blegtore e te rinj etj”- tha ai.

Me tej, Berisha kujtoi se ne kohen e krizes me te madhe qe bota njohu, qeveria shqiptare ia doli me sukses. “Ne beme gjithcka qe Shqiperine e renditem nder vendet me te mira ne bote per garancine e investimeve, lirine e biznesit, lirine fiskale. Duhet te na besoni se pas anetaresimit ne NATO, pasaportes se madhe te sigurise, jashte parashikimit tone, inevstimet e huaja ne vend u rriten me 360 %. Ne kater vite ne kete toke, qe me pareishte vendi i investimeve te mallkuara, kater vitet e fundit u investuan 12 milione dollare”- tha Berisha.

Ai ka thene me tej se kete jave vendi u be ndoshta i vetmi ne bote me asnje takse mbi kapitalin.

“Votoni per Shqiperine pa taksen e kapitalit, per veten, per punesimin, per rrogat me te larta”- tha ai.

Topalli: Reforma dhe suksese

Konventa e Partise Demokratike ne Pallatin e Kongreseve eshte hapur me fjalen e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas saj, qeveria gjate viteve te shkuar hapi 200 mije vende pune, nderkohe qe reforma nuk do ndalet.

“Ne zgjodhem transformimin e vendit, qe nga ndertimi i rrugeve, deri te lehtesite per biznesin. Ne permiresuam dopganat qe gjithcka te levizte me shpejt. Ndertuam 1300 shkolla dhe i pajisem me internet, zgjeruam trajnimet profesionale per te lidhur te rinjte me punen”- tha ajo.

Ajo ka numeruar gjithe arritjet gjate qeverisjes se maxhorances. “Shqiperia duhet te jete nje vend i mire per te filluar nje biznes, kjo eshte arsyeja pse e kemi transformuar ekonomine, duke ulur taksat dhe duke reduktuar burokracine per te ndihmuar biznesin”- tha Topalli.

Sipas saj, ka ende shume per te bere per zhvillimin e qendrueshem te Shqiperise.

“Kjo eshte arsyeja pse kryeministri Sali Berisha ka levizur ne gjithe Shqiperine, duke u takuar me fermere, e biznesmene. Eshte koha te detajojme planin tone, do flasim si do krijojme vendet e reja te punes ne 4 vitet e ardhshme, uljen e taksave, rritjen e investimeve te huaja, turizmin, infrastrukturen, rritjen e prodhimit, te biznesit te vogel dhe pergatitjen e te rinjve per te ardhmen”- tha ajo.

Patozi: Rama votoi kunder 220 mije shqiptareve. Qeveria e PD rriti rrogat e pensionet

Kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi ne fjalen e tij ka nenvizuar reformat e qeverises se djathte. “Me PD nuk ka medyshje, ne jemi te percaktuar per uljen e taksave, per me shume te ardhura ne xhepat e shqiptareve, per te hapur vende pune dhe mbi te gjitha per paga perhere e me te larta, sepse ne jemi ndryshimi, perpara”- tha Patozi.

Sipas tij, këtë javë në Kuvend maxhoranca hoqi taksat për ata që paguhen deri në 30 mijë lekë në muaj.

“Rama votoi kundër 220 mijë shqiptarëve, por ne e përmbushëm misionin, nuk do të ketë më tatim për 220 mijë shqiptarë, të ardhurat do tëshkojnë vetëm për familjet e tyre, por Rama votoi kundër ligjit. Të gjithë ata që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj, zero taksa, kjo do të thotë 25 mijë lekë më shumë në xhepat e tyre cdo vit, por Rama votoi kundër ligjit, për shqiptarët deri 30 mijë lekë në muaj, zero taksa, 36 mijë lekë në vit në xhepat e tyre, shumë e mjaftueshme për të paguar energjinë për së paku 5 muaj, ose ushqimet e 4 muajve për një familje normale. Kur këta blejnë më shumë, bizneset shtojnë fitimin, ndaj kjo reformë nuk ka lidhje vetëm me ata që përfitojnë direkt, por Rama votoi kundër ligjit”- tha Patozi.

Bregu: Ja sa humbem nga bllokimi i Rames 

Ndihme te madhe nga fondet e BE, e shume me teper nese do kishim fituar statusin e BE. Kete ka kujtuar ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

“A e dini sa vende pune do ishin shtuar sikur te kishim fituar statusin e vendit kandidat. 110 projkete te financuar nga fonde, 850 km rruge te ndertuara, 14 ujejsllesa e kanalizime, gjykata e burgje. Nese Rama nuk do kishte bllokuar statusin do ishin financuar edhe 100 projekte perkthyer ne punesim per 60 mije shqiptare, do ishin ndertuar edhe 500 km rruge te tjera rurale, ne do kishim ndertuar edhe 60 shkolla e kopshte te reja”- tha Bregu.

Sipas saj, shqiptaret kane humbur kohe te gjate nga pengmarrja dhe asnje dite jo me tre vjet bllokim nuk do t’ia falin Rames. “Shqiptaret meritojne te ecin perpara, por Rama nuk do ta degjoje kete ze”- tha ajo.

Ajo kujtoi se Rama me opoziten ka qene gjithnje ne rruge nderkohe qe vendi shenonte arritje. “Rama eshte i vetmi burre qe i quan gazetaret prostituta dhe se fundi edhe infermieret. Ai i quajti banoret e periferise cecene dhe tani derdh lot krokodili per legalizimet. A ka lene gje njeri pa fyer? Kam pershtypjen se kete jave do i votoje tre ligjet. Ai te struket ne sallonin e tij mavi, qytetareve do u degjohet zeri ne 23 qershor, ne do vazhdojme te ecim perpara”- tha ajo.

Basha: Rama, i interesuar vetem per strategjine elektorale, ja pse e refuzoi Tirana

Kreu i Bashkise se TIranes, Lulzim Basha ka deklaruar se bashkia e Tiranës i dha fund konfliktit politik që po dëmtonte kryeqytetin.

Sipas tij, vetem Berisha ka nje plan realist, konkret, te besueshem per punesimin, ndaj per kete do ta votojne shqiptaret.

“Kemi bërë gjithçka pqe të krijuar vende të reja pune, Tirana ka pas 23 vitesh planin e saj urban që do të sjellë vendet që mungonin në tregun e punës, duke i mbyllur rrugën favoreve në dhënine  e lejeve të ndërtimit, ne kemi punuar fort për të iniciuar projekte të reja që do të zgjerojnë ekonominë e qytetit tonë, shtrime rrugësh, ulëm me 30% taksat, që nga gushti i 2011 e deri më sot në qytetin tonë janë shtuar 3400 biznese të reja, janë rritur dhe zgjeruar ato ekzistuese duke bërë të mundur që në Tiranën tonë të dashur të shtoheshin 8500 vende të reja pune.  Javën që vjen mundësojmë kreditim të shpejtë e me interes të ulët për të rinjtë,  ne punësuam 1 mijë të rinj”- tha Basha.

Ai ka deklaruar se eshte perpjekur te beje maksimumin per krijimin e vendeve te reja te punes. “Ish kryetari nuk ishte i interesuar te ishte kryetar bashkie, se kishte nje tjeter pune si kryetar PS, ku ju nuk ishit te paret, e para ishte lufta politike per strategjine elektorale”- tha ai.

Sipas tij, aso kohe Rama deklaroi se nuk ishte puna e tij te krijonte vende pune dhe bashkia nuk kishte drejtori te investimeve dhe hapjes se vendeve te punes, bashkia nuk kishte nje zyre turistike, nuk kishte drejtori per politikate  punesimit se ai nuk ishte per shanse per punesim.

“Ja pse ata qe e njohin e refuzuan ne 2011 sepse e pane per vite me radhe se nuk ishte i interesuar per vendet e punes, vetem per konflikt politik. Sot e kesaj dite ai eshte i interesuar per strategji elektorale. Konflikti politik eshte e vetmja gje qe Rama di t’i ofroje Tiranes dhe shqiptareve”- tha Basha.

Bumci: Politika per turizmin, zhvillim per vendin 

Ministri i Kultures, Bumci ka premtuar politika te reja per turizmin, qe do te perkthehen ne shtim te turisteve dhe vende te reja pune per shqiptaret.

Ai ka sjelle shembullin e investuesve te huaj dhe vendas te pranishem ne kete konvente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura