Vlorë, kontrabanda e naftës, pranga 7 personava

Sep 30, 2012 | 14:41
SHPËRNDAJE
Drejtoria e Policisë së Vlorës

VLORE- Shtatë persona mes të cilëve edhe një efektiv i policisë kufitare janë arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Deti i Pastër.”

Arrestimi i tyre ka ardhur pas përfshirjes në kontrabandën e naftës nga Greqia dhe Italia. Policia tha se ka sekuestruar anijen “Valbona” dhe 20 mijë litra naftë.

Të arrestuar janë pronari i anijes, Muhamet Hunda, administratori i saj,  Trion Luçaj. Në pranga kanë rënë edhe fektivi i policisë kufitare, Bahri Jahaj. Erjon Bode,  Armando Hoxha, Petrit Muharremi  dhe Eduard Mehillaj janë të arrestuarit e tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura