Konflikti te Vilat Qeveritare, pronarët flenë jashtë

Dec 30, 2011 | 11:38
SHPËRNDAJE
Banor i lidhur me zinxhirë

VLORE – Pronarët e ligjshëm të një sipërfaqeje në zonën e Vilave Qeveritare tek Uji i Ftohtë në Vlorë janë gdhirë sërish në tokat e tyre. Frika se Garda mund të vepronte natën dhe t’iu rrethonte pronën, bëri që ata të sfidonin temperaturat që shënonin disa gradë nën zero dhe të ruanin pronën e tyre. Paraditja e djeshme ishte e qetë. Në zonë kishte forca të Policisë dhe të Gardës, por ata nuk kanë ndërhyrë për të vendosur gardhin në pronën që ruhej nga banorët. Mes palëve ka pasur bisedime, por nuk është arritur asnjë marrëveshje deri më tani. Përfaqësuesit e Vilave Qeveritare pretendojnë se territori është i tyre, ndërkohë që pronarët e kanë fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë disa muaj më parë. Por, ky vendim nuk do të njihet nga Drejtoria e Përgjithshme e Vilave, me pretendimin se kjo tokë ka qenë dhe është e Vilave Qeveritare. Banorët e irrituar u shprehën se do ta mbrojnë pronën e tyre me çdo çmim. Ata i bënë thirrje Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit që të ndërhyjnë për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e pronave. Pronarët shprehen të frikësuar se ndoshta forcat e Gardës do të ndërhyjnë ditët e festave për të rrethuar pronën e tyre. “Duke pasur frikë se mund të ndërhyjnë në ditët e festave, ne do të jemi të detyruar të flemë jashtë, në mes këtyre temperaturave të ftohta. Ne do ta ruajmë pronën e familjeve tona. Për familjet tona këtë vit nuk do të ketë Vit të Ri, pasi ne, i madh e i vogël, do të jemi këtu në mbrojtje të tokave tona”, u shprehën banorët protestues.                                                                             q.b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura