Konfirmohet/ Arben Frroku është arrestuar në Hollandë. Mbante emër tjetër

Apr 28, 2016 | 19:52
SHPËRNDAJE

Autoritetet holandeze e kanë konfirmuar arrestimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku. Holandezët kanë sjellë shkresen zyrtare që konfirmon arrestimin e tij.

“Panorama.al” mëson se ai është ndaluar fillimisht teksa lëvizte me dokumenta greke, në identitetin e shtetasit Renato Tsepa.

Por autoritetet vendase kanë dyshuar se pasaporta ka qenë e falsifikuar dhe i janë marrë gjurmët e gishtave.

Le-qeline-Frroku

Pasi janë bërë verifikimet e duhura, teksa ka shkuar për të marrë dokumentin, Arben Frroku është arrestuar nga autoritetet holandeze.

Frroku është i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish- Kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012.

Pas deklaratës së ish- Kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24”, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura