Konektikat, gjyshja 47-vjeçare vret dy nipërit dhe veten

Feb 28, 2013 | 12:59
SHPËRNDAJE

Një grua që kishte marrë dy nipërit e saj nga çerdhja për t’i çuar në shtëpi ku një prej tyre, dy vjeç, duhej të hapte dhurata e ditëlindjes, e ka drejtuar makinën e saj jashtë qytetit ku i ka vrarë ata dhe veten me armë zjarri. Trupat e 47-vjeçares Debra Denison dhe dy nipërve të saj, 2-vjeçari Alton Perri dhe 6-muajshit Ashton Perry, u gjetën në mbrëmje në një makinë të parkuar afër liqenit në Preston. Policia e Preston, Konektikat, i cilësoi vdekjet vrasje të dyfishtë dhe vetëvrasje, duke deklaruar se Denison kishte qëlluar djemtë dhe veten. Anëtarët e familjes thanë se Denison kishte histori problemesh të shëndetit mendor. Sipas Policisë, Denison kishte lënë një shënim ku deklaronte vetëvrasjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura