Kombëtarja vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Hungarinë, një tjetër futbollist bën me dhimbje koke trajnerin Reja

Oct 6, 2021 | 21:15
SHPËRNDAJE

Që prej ditës së dielë Kombëtarja është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës aty ku po kryen përgatitjet për 2 sfidat eliminatore kundër Hungarisë dhe Polonisë.

bajrami

Kuqezinjtë janë stërvitur rregullisht nën urdhërat e trajnerit Edi Reja që ka grupin e plotë përveç mbrojtësit Erion Hoxhallari që u infektua pozitiv me Covid dhe është larguar nga grumbullimi.

Sakaq, zyra e shtypit e FSHF-së ka bërë me dije se dhe sulmuesi Bekim Balaj ka ndërprerë stërvitjen për shkak të një problemi në kofshë dhe i është nënshtruar analizave të mëtejshme për të parë nëse do të jetë apo jo i gatshëm për trajnerin Reja për dy sfidat mjaft të rëndësishme që na presin përpara.

Ditën e premte, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Hungarisë ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura