Qarku Lezhë, përfundon numërimi i votave në 10 QV, PD: Kolegji nuk bëri drejtësi

Jul 31, 2013 | 21:35
SHPËRNDAJE

Kolegji zgjedhor
TIRANE- Kolegji Zgjedhor numëroi  sot 10 QV-te e qarkut te Lezhes, pas pranimit te pjesshëm qe i beri kerkeses se PD-se.

Pas rinumërimit nuk ka ndryshim mandatesh.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se ky vendim nuk bëri drejtësi, pasi Kolegji nuk u dha zgjedhësve të vërtetën që u takonte, që PD kryesonte me 745 dhe jo me 305 vota. Ajo çfarë ka ndodhur në Lezhë, tha Bylykbashi është një masakër zgjedhore.

“Kolegji vendosi sot të mbyllte sytë dhe të lejonte që gjysma e votave të kalonte kontrabandë. Këto vota nuk u vunë në tabelat e qarkut të Lezhës.”- theksoi ai.

Kjo në fakt të këtij vendimi të paprecedentë të Kolegjit. Sipas tij, Kolegji e lexoi Kodin nën influencën dhe presionin e PS-së. Mandati, vijoi ai, është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është transparenca, që sipas tij, kjo duhet parë me kujdes në të ardhmen.

Kolegji pranoi sot pjesërisht akimimin e PD për Lezhën, duke vendosur rinumërimin për 10 QV-të e saj.

Numërimi ishte parashikuar të bëhej në orën 15:00, por u shty për ti dhënë kohë  tërheqjes se kutive nga Lundra.

Në kërkesën ankimore të PD-së, thuhet se Kolegji duhet të rinumërojë të gjitha kutitë për shkak të parregullsive që kanë ndodhur në këtë zonë. Hapjen e kutive e bëri më parë edhe KQZ, ku rezultoi se PD-ja e rriti diferencën e saj nga 39 vota që ishte, në 740 vota.

“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht, të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji e t’i fusë në rezultat”, thuhet në kërkesën e PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura