Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Venecias s’pranon procedurën e përshpejtuar për kërkesën e Presidentit Meta. Gianni Buquicchio: Do të shqyrtohet në dhjetor bashkë me…

Oct 27, 2020 | 20:24
SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit të Venecias i ka dërguar një letër kreut të shtetit, Ilir Meta ku i bën me dije se kerkesa per shqyrtimin me urgjence e nenit për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në Kodin Zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste mund te shqyrtohet vetem ne dhjetor.

Komisioni-i-Venecias-foto-arkiv-780x439

Presidenti Meta iu drejtua “Venecias” më 21 tetor, ndërsa ktheu në Parlament për rishqyrtim Kodin Zgjedhor të e miratuar nga Parlamenti në fillim të këtij muaji.

Kreu i “Venecias”, Gianni Buquicchio shkruan se kërkesa do të shqyrtohet në fillim të muajit dhjetor, çka do të thotë se është refuzuar procedura e përshpejtuar.

Ai thotë se për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme, është vendosur që të shqyrtohet me procedurë të zakonshme.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seanca plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR”- shkruan ai.

vvv

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura